Noizy, reperi shqiptar nga Dibra, nuk njihet vetëm për muzikën që bën, por edhe për të shkuarën e tij si boksier rrugësh. Këtë sport të paligjshëm ai e nisi kur jetonte në Londër si emigrant.
Në shumë intervista, i pyetur pikërisht për këtë gjë, Noizy ka thënë se e ka bërë “nga e keqja”, për të siguruar të ardhura.
Së fundmi, ai i ka publikuar videot në rrjete sociale, video të humbura siç i quan ai, të cilat i përkasin vitit 2005.