Aktualitet

Nojer feston numrin rekord të fitoreve në Bundesligë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:39 - 26/10/21 |
mapo.al

Manuel Nojer, portieri gjerman u bë i dyti në historinë e kampionatit që feston një numër kaq të madh fitoresh.Plot 300 herë ka arritur Nojer të shijojë sukseset.






Kur flitet për Nojer, bëhet fjalë për një nga portierët më të mirë në botë. Pesë herë ai është shpallur portieri më i mirë në planet. Ai është portieri i vetëm që ka fituar dy herë kampionatin dhe Kupën në një sezon.Vetëm legjenda Oliver Kahn ka shijuar plot 310 fitore.


Manuel Nojer është me 447 ndeshje në Bundesligë, lojtari më aktiv.Debutimin e tij 35-vjeçari e bëri në 2006 me skuadrën e Shalkes. Kahn arriti kuotën e 300 fitoreve kur kishte luajtur vetëm 542 ndeshje.







Nojer është edhe portieri që ka pësuar më pak gola në Bundesligë. Mesatarja e golave të pësuar nga 35- vjeçari është 0.82, ndërsa ajo e Kahnit ishte 1.04.




Nojer pësoi më pak gola se numri i ndeshjeve që luajti për skuadrën e Shalkes.



Që nga 2011, Manuel Nojer është pjesë e Bajernit të Mynihut. Ndërkohë, në vitin 2017 ai është kapiteni i bavarezëve me të cilët ka fituar në 2013 dhe 2020 tripletën. Ndër to edhe shumë kampionate dhe Kupa Gjermanie.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas