Aktualitet

Noka në Zall-Herr: Rama, Veliaj dhe banditët po grabisin pronat e banorëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:51 - 27/03/21 |
mapo.al

Në Zall-Herr, Flamur Noka u takua me pronarët e disa tokave, që denoncuan Bashkinë e Tiranës për tentativën e grabitjes së tyre përmes firmave të ndërtimit.





“Jemi 6 pronarë të këtij trualli dhe një ditë erdhën dhe na thanë që do ta marrim, pa na komunikuar asgjë zyrtarisht dhe pa na dhënë asnjë dokument shpronësimi.


Erdhi firma e ndërtimit dhe na tha se do të ndërtonte, sepse e kishte çuar bashkia dhe sigurisht që nuk e lejova” – deklaron pranari i truallit, duke treguar dokumentat e pronës së tij.





Ai i tregoi Drejtuesit politik për zonën, Flamur Nokës, letrat që i ka shkruar Erion Veliajt, prej të cilit nuk ka marrë asnjë përgjigje. As nga e-Albania, ku e ka orientuar kryeministri, nuk ka marrë asnjë përgjigje.



Unë nuk e di se kush po ma merr tokën. Nesër do të vijë firma, sepse më kanë thënë që do të vijnë me policinë. Këta janë pushtues!” – shprehet i revoltuar qytetari.


Noka u shpreh se Erion Veliaj mendon se duke qenë disi larg Tiranës, kjo vjedhje nuk mund të bëhet publike, por ne jemi këtu për të denonuar publikisht këtë grabitje që u bëhet qytetarëve nga Rilindja.

Lexo edhe :  Rama flet pas fitores së zgjedhjeve: Rekord historik por i vështirë

“Pasi mbaroi punë me Tiranën, tani është turrur në Zallherr për t’ju gllabëruar pronat me sekserë. Ky është Zallherri që ata duan. Zallherri i nënshtruar që t’ju rrëmbejë pronat.

Rrugët në këtë zonë i ka lënë si në mesjetë. Zallherri që furnizon gjithë Tiranën me ujë, nuk ka ujë për vete. Ju siguroj që pas 25 prillit kjo situatë do të ndryshojë. Ti do ta gëzosh pronën tënde dhe banditën e Rilindjes dhe të Erion Veliajt nuk do arrijnë dot të ta vjedhin tokën.

Ky është shteti i hajdutëve dhe bandave të Rilindjes. Sjellin sekserë si hijet e natës për t’ju rrëmbyer pronat. Kjo do të marrë fund më 25 prill, sepse ti je qytetar i këtij vendi dhe shteti e ka për detyrë të të mbrojë” – përfundoi Noka.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas