Aktualitet

Noli i çuditshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:22 - 26/09/21 |
Gëzim Llojdia

(Si e mësoi Noli kaq mirë gjuhën shqipe, kur në Shqipëri qëndroi vetëm 4 vjet?)






1.
Nonda Bulka shkrimtari i njohur i viteve ;30 ,në vitin 1966 ,në një shkrim te javorja letrare :”Drita”, hedhë dritë për disa anë të njohura apo të panjohura të Fan Nolit.Shkrimtari N.Bulka ngre një pyetje më të drejtë.


Ky politikan,prift muzikolog dhe poet, që shkroi poezitë më të bukura, që enden ndër kujtesën e shqiptarëve për vargun e bukur, përktheu kryevepra nga letërsia botërore me një shqipe të pastër,mirëpo si e mësoi kaq mirë gjuhën shqipe kur në Shqipëri,ai qëndroi vetëm 4 vjet. Shkrimtari Nonda Bulka me një gjuhë të zgjedhur,befasisht të kujton vitet 30,shkruan:”







Poetët e mëdhenj ,që me talentin, qartësinë, fantazinë dhe intuitën e tyre pasqyrojnë idetë forcë të epokës se tyre, jetojnë tej moshës, ata kalojnë në përjetësi si Marathonomaku i kohëve të lashta. I tillë ishte Noli,thotë Bulka. Mendimet e tij nuk mplaken se rinia nuk thinjet kurrë. 85 vjet pas lindjes Noli mbetet për ne i riu viril, entuziast, optimist, nxitës për rrugën e përparimit dhe të dijes, patriot i madh.Kur i dhuroi popullit shqiptar :«Historinë e Skënderbeut», këtu e 46 vjet më parë, Noli si historian i thellë dhe skrupuloz, dhe si artist madhor theksoi se populli, dhe në përgjithësi masat e thjeshta, janë faktori kryesor në zhvillimin e historisë dhe të kombit. Ai vë në gojën e Skënderbeut fjalët:




-“Lirinë nuk e solla unë po e gjeta këtu midis jush».



Një qartësi e tillë politike qysh, në ato kohë s’mund të jetë e rastit. Fjalës :”popull”, Noli nuk i jepte një kuptim for¬mal ,ai i ndjente dhe i kuptonte thellë fuqinë, mundësitë, zotësinë dhe talentin e masavet. Për Nolin e ardhmja ishte gjithmonë më interesante nga e kaluara. Prandaj, mbeti gjithmonë i ri, na thotë shkrimtari Bulka.

2.
Bulka merret me një fushë, ku furishëm Noli shkëlqeu. Noli, me përjashtime të rralla, shkruan shkrimtari Bulka ,çdo gjë e shkroi në funksion të një ideje, të një parimi, të një ideollogjije. Ai e shkroi çdo gjë me tendenciozitet dhe me ndërgjegje të plotë.Edhe përkthimet e Nolit janë tendencioze jo vetëm nga përmbajtja e tyre po edhe në parathëniet, ku ka kujdes të orientojë drejt lexonjesit.

Adaptimi që,i ka bërë Omar Khajamit, për mendimin tim, meriton një paranteze të shkurtër.,shprehet N.Bulka.Shpesh herë kritikët tanë dhe të jashtëm kanë shkruar se Noli e ka qanitur, e ka qarë me lot përkthimin e Omar Khajamit. Para çlirimit u bë një përkthim i Omar Khajamit nga persishtja.

Përkthimi ishte për faqe të zezë, po qëllimi i perkthënjësit ishte ,që të na provonte se Noli, s’e ka përkthyer Omar Khajamin, veqse ka marre shkas prej tij dhe ka fluturuar vetë si zog i li¬rë. Këtu, pa dashur përkthënjesi i ka bërë një nder të madh Nolit, du¬ke na e dhënë gadi origjinal. Kështu te «Rubairat» ne hasim shfrymjen e disa ndjenjavet, të cilat petku i zi i pensuronte. Po kjo kërkon, një studim të veçantë.

3.
Noli gjithçka e pa nga prizmin kombëtar dhe patriotik. Kisha autoqefale, se sa çështje fetare, ishte një problem kombëtar për ato kohë. Shovinizmi grek kish hedhur kthetrat thellë në orthodhoksinë shqiptare me anën e kishës. Noli i dha një grusht shovinizmit grek dhe tregoi vitalitetin e gjuhës shqipe. Edhe vjershave me subjekt biblik ai dijti t’u japë frymë shoqërore të theksuar: sulm kundra tregtarëvet të flamujvet, protestë kundra atdhemohonjësvet, revoltë kundra padrejtësisë dhe veçanërisht kundra padrejtësisë shoqërore.

Vargu nolian qëndron gjithmonë pranë të shtypurit dhe e ushqen atë jo me mëshirën kristiane «po t qëlloi armiku me një faqe ktheji tjetrën», jo me preceptin fetar «vuaj në këtë botë ,që të shijosh botën tjetër», po me afshin e ngrohtë revolucionar «Ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini». Vargu i Nolit nuk vjen erë temjan, misticizmi s’del gjëkundi në artin madhor të Nolit , në revoltën e popujve, Noli shpesh gjente frymëzim. Idetë e mëdha jetëdhënëse ai i lidhi me fatin e mëmëdheut te xhalavitur nga shushunja e brendshme. Ashtu doli prej penës se tij :”Anës Lumenjevet, “Marathonomaku, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi e te tjera. Me himnin e flamurit sulmon të gjithë armiqtë e jashtëm te mëmëdheut.

Lexo edhe :  Dy rrëfime për Petro Markon kur shkoi në Mesaplik

Noli pati edhe shumë armiq, që s’e tretnin dot. E quajtën dhespot kuqalash, demagog, pa karakter, ateist, etj. Po personaliteti i tij u imponua me forcën e idesë dhe të artit. Po të gjithë ata që e denigruan humbën pa nam e nishan. Noli rron… Këtu qëndron madhështia e forcës së mendimit.

4.
Noli ishte muzikolog.Shkrimtari Bulka e sjell me disa rreshta.Edhe në muzikollogji dhe në oratori Noli dha kontribut te madh,thotë ai. Ai zgjodhi pikërisht temën :“Bet’hoveni the Revolucioni frëng». As kjo sish e rastit. Në Lidhjen e kombeve, kur u dërgua si përfaqësonjës i Shqipërisë, ai foli pa kompromis dhe demaskoi komedinë ,që lonin të mëdhenjtë mbi kurriz të popujve të vegjël.

5.
Një problem i pazgjidhur plotësisht ka mbetur, për mendimin tim, çështja se si e mësoi Noli gjuhën shqipe aq mirë duke ndenjur gjatë gjithë jetës se tij vetëm katër vjet në Shqipëri. Studiuesit kanë cfaqur këto mendime: Noli e ka shqipen gjuhen e familjes, ka studiuar Kristoforidhin, veprat e Naimit e te Samiut e të rilindasvet te tjerë. Kështu mundi ta zgjeroje dhe ta thellojë gjuhen shqipe. Këto arsye janë pjesërisht te drejta po nuk mjaftojnë. Duhet parë më thellë kjo çështje kur te bëhen studime me te imta rreth Nolit. Ai qe shkruan këto radhe po përpiqet te japë njg kontribut modest rreth kësaj çështjeje.

Një prift nga Leusa e Përmetit qe e kish njohur personalisht Nolin për një kohë të i gjatë më tha disa vjet më parë: «E i kam njohur Nolin ne SHBA. Ai, kur niste të ngrysej, merrte një fletore dhe një kalem dhe shkonte në familjet shqiptare që banonin aty. Rrinte një cope here me njerëzit e familjes, gjatë më tha disa vjet më parë: «Edhe niste muhabet me ‘ta. Ajo i tregonte historira, përralla, ngjarje të ndryshme dhe ky i shënonte në def¬ter. Shpesh e nxiste vete plaken qe te fliste pa kapak. Kjo vazhdoi vite tëtera. Ashtu këmbë kryq me plakat e Shqipërisë që kishin shpurë në dhe të huaj gjuhen e popullit virgjër, Noli thëthinte nektarin te cilin e ckrinte pastaj në art».

Këto me ka thënë i ndjeri Kostë Papa Tomorri, autori i librit :«Barbaritë greke në Shqipëri të Jugut». Dhe ka te ngjare te jete kështu. Është shume zor të mendohet se Noli, që bëri të flasin shqip Shekspirin, Servantesin, Lonfelloun, Khajamin, Ibsenin, Ibanezin, Poen, të mos këtë patur një durim shumë të madh për një kohë shumë të gjatë që e mësoi shqipen aq mire. Fjalët e rralla dhe shprehjet ai i ka qëmtuar nga goja e po¬pullit.Verbi nolian është bombë, barut, sulm, flakë që zhurit të keqen dhe i ndriçon rrugën së mirës:Rend kudo duke bërtitur …nëpër shekuj faqe-ndritur…

Vargu i Nolit përshkohet nga damarë plot gjak të kuq si trëndafiltë më të kuq që c’pojnë, trëndafijtë e kopshtevet të Shqipërisë sonë. Ata rrahin me diapazonin e zemrës së madhe dhe të pamposhtur të një populli të vogël po të madh. Nolin e urrenin grekomanët, turkomanët, feuodalët, spekulantet, tartufët, dallaveraxhinjtë, pizevengët, lapangjozet, larot, sahanlëpirësit. Dhe kjo e nderonte. se Nolin e donte populli për të cilin ç’kriu tërë talentin e tij në 60 vjet luftë.

1


Etiketa:

Pas