Aktualitet

“Non grata”-Berisha: Menduan se do më dobësonin por ka efekt të kundërt tek unë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:04 - 27/05/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer edhe një herë shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës






Kujtojmë se Berisha ka hedhur në gjyq sekretarin e Shtetit Antoni Blinken me akuzën e shpifjes pas vendimit, ndërsa sonte i ftuar në emisionin “Politikon” ai ka thënë se pavarësisht vendimit të amerikanëve ai nuk do tu bashkohet miliona anti-amerikanëve në Europë.


“Jo nuk ka. Nuk kam ndërmend kurrë tu bashkohem miliona anti-amerikanëve në Europë. Në Europë e majta europiane ka nxitur antiamerikanizëm të papërmbajtur, unë nuk mund të bashkohem.







Këtë akt, këtë vendim absurd të bazuar në shpifje nuk mundem kurrë ta marr si simbol të Amerikës, e marr si dobësi padiskutim”, tha ish-kryeministri.



Berisha insiston se ky është një vendim i bazuar në shpifje, ndërsa ka shtuar se koha kur erdhi shpallja “non grata” për të nuk është rastësi.

Lexo edhe :  SHBA u kërkon udhëheqësve botërorë të vaksinojnë 70% të popullsisë brenda 2022


“Është menduar se kjo goditje do të më dobësojë në një kohë që ka efekt të kundërt te unë”, deklaroi Berisha.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas