Aktualitet

“Non grata”, Berisha: Unë bëj betejë për PD-në, s’ka pse të bëjë ajo për mua














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:29 - 06/09/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin rikomentoi shpalljen “non grata” nga SHBA. Ai tha se nuk ka kërkuar që Partia Demokratike të përfshihet në këtë çështje.






“Unë bëj betejë për PD, PD s’ka pse të bëjë betejë për mua. Unë kam kërkuar që askush të mos angazhohet në një betejë. PD nuk angazhohet në këtë fushatë dhe nuk duhet të angazhohet në këtë fushatë”, tha Berisha.


Më 19 maj Sekretari i DASH Blinken e shpalli Berishën “non grata” në SHBA për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”.







Berisha e ka konsideruar vendimin të pabazuar në prova dhe të motivuar politikisht. Për këtë, më 5 gusht ai tha se e ka paditur për shpifje Blinkenin në Gjykatën Korreksionale të Parisit.

Lexo edhe :  Bumçi: Europa s’e mbështet vendimin e SHBA për shpalljen e Berishës “non grata”



Prej muajit korrik, SHBA ka kërkuar përmes ambasadës në Tiranë, distancimin e PD-së nga Berisha dhe tërheqjen e këtij të fundit nga mandati i deputetit.



Përveç ish-kryetarit të PD-së, DASH ka shpallur deri më sot “non grata” për korrupsion ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-kryetarin e Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe ish-deputetin Tom Doshi.

LEXO EDHE:

Berisha: Të premten do të jem në parlament

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas