Aktualitet

‘Non grata’ nga SHBA, Berisha “kalon” oqeanin virtualisht














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:29 - 22/09/21 |
mapo.al

Ndonëse fizikisht e ka të ndaluar, ish-kryeministri Sali Berisha ka “kapërcyer” oqeanin në mënyrë virtuale një natë më parë teksa zhvilloi takimin e radhës së “Foltores” në Fier.






Ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale, të dërguar nga një mbështetës i tij që jeton në SHBA i cili po ndjek takimin e tij nga Manhatan në Nju Jork.


“Ne Manhatan, Nju Jork duke ndjekur Foltoren e Fierit! Sb”, shkruan Berisha krahas fotos.







Berisha u shpreh dje nga Fieri se forumet e PD-së do të mblidhen dhe Kuvendi i Partisë do të vendosë se çdo të bëhet me fatin e kryetarit.



Por sot Lulzim Basha e ka përsëritur vendimin e shprehur edhe më herët që PD nuk do të mbledhë Kuvend Kombëtar për të shqyrtuar vendime të qeverisë amerikane.

Lexo edhe :  Reagimi i Berishës: Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për vendimin e Bashës


10


Etiketa: ,

Pas