Aktualitet

“Non-paper”, presidenti slloven në Tiranë: Lëvizja e kufijve s’bëhet pa flijime














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:39 - 06/05/21 |
mapo.al

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor ka dhënë disa mesazhe të forta sot nga Tirana, pas takimit që pati me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta.






Mesazhi i tij prekte gjithashtu një çështje të nxehtë të ditëve të fundit, që ka “ndezur” diskutime e debate, pas publikimit të disa dokumenteve të quajtura non-paper, që flasin për ndryshim kufijsh mes disa vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Duke vendosur theksin tek rëndësia që ka për vendet e Ballkanit Perëndimor avancimi i mëtejshëm i procesit të integrimit në BE, Pahor tha se kjo do të zvogëlonte dhe rëndësinë e debatit që është ngritur tashmë për kufijtë.





“Mendoj se zgjerimi i BE në Ballkan është jo vetëm gjeopolitik por i pazëvendëueshën për paqe e stabilitet të rajonit e krejt evropës. Bashkë me kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta e miqtë e mi do angazhohem që në konkluzionet e takimit më 17 maj të japim një porosi bindëse të fuqishme mbi rëndësinë e zgjerimit që duhet të jetë më i shpejtë e të kenë parasysh jo vetëm shtetin e posaçëm me të cilin negociohet por edhe tërë rajonin. Do të zvogëlohej rëndësia e debatimit të ri për ndryshimin e kufijve në Ballkan që sipas mendimit tim ky proces s’mund të përfundojë në mënyrë të paqtë. Në anëtarësinë e BE kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishme e s’ka nevojë për ndryshimin e tyre“, u shpreh Pahor.



Sipas presidentit slloven, nga bashkëbisedimi me presidentin Meta ka dalë edhe me disa “vërejtje” të cilat tha se do shërbejnë për paqen e stabilitetin në rajon.

Lexo edhe :  Meta-Kuvendit: Hetoni krimet zgjedhore në Kavajë e Elbasan si dhe Ramën

“E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime. Besoj që ne udhëheqëqsit e kësaj pjesë të Europës, por edhe krejt BE, e kemi këtë obligim moral e politik që në këtë kohë që s’është e thjeshtë jo vetëm për shkak të Covid, por dhe problemeve të brendshme të BE, por edhe të Ballkanit, në mjedisin tonë europian e kombëtar që sot në këtë kohë më të komplikuar të japim një ide të re se si të zhvillohet më shpejt dhe me entuziazëm. Nuk është kjo detyrë e lehtë.

Me Ilirin jemi të vetëdijshëm që na pret një punë e rëndë por duhet thënë se për të gjitha këshillimet vërejtjet që mi ke dhenë në lidhje me këtë, ty dhe delegacionit tënd ju falenderoj do i marrim parasysh si dhe këshillat që i fitojmë në takimin në Mal të Zi dje, sot këtu, nesër në Kosovë e pastaj edhe në Serbi. Të gjitha këto vizita shërbejnë që të gjithë bashkë të bëjmë gjithcka është në fuqitë tona që të sigurojmë paqen mirësinë e prespektivën evropiane t’ua kthejmë në besim në të ardhmen e tyre”, tha ndër të tjera kreu i shtetit slloven, Borut Pahor.

Kujtojmë që Sllovenia do marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik 2021.

128


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas