Aktualitet

“Non-Paper”/ Varhelyi: Ripërcaktimi i kufijve e dimë të gjithë ku na çon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 05/05/21 |
mapo.al

Komisionieri për Zgjerimin e BE-së është kundër çdo ideje për ridizenjimin e kufijve në Ballkan. Gjatë vizitës në Tiranë, teksa u pyet lidhur me publikimet e disa “non-paper”, Oliver Varhelyi tha se nëse do të ishin të vërteta atëherë Brukseli do të ishte i shqetësuar.






Ai tha se ndryshimi i kufijve është një nismë e rrezikshme, e cila, shtoi ai, e dimë se ku na çon.


Asnjë nga këto non-papers nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta do të ishim të shqetësuar, sepse sigurisht ripërcaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor e dimë të gjithë ku na çon kjo gjë. Nuk besoj se një person serioz do ta vinte në tryezë për ta diskutuar dhe në veçanti në këtë rajon. Nuk jemi dakord me asnjë pjesë të saj. Nuk mendoj se janë ide të vërteta e reale por mendoj i shërbejnë disa synimeve të tjera. I kam zili ata që kanë kohë të hartojnë letra të tilla”, u shpreh ai.







Varhelyi ndodhet në Tiranë ku dorëzoi një sasi vaksinash Pfizer, dhe pritet të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.




Gjatë javëve të fundit nga mediat në Ballkan janë publikuar dy dokumente të ashtuquajtura “non-papers”.



I pari është publikuar nga mediat sllovene në të cilën pretendohej se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një non-paper në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.

Tjetri është publikuar nga gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë, për të cilin është thënë të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

1


Etiketa: , , ,

Pas