Pas ndarjes nga Robert Berisha, Nora Istrefi është aluduar se po kalon disa ditë pushimi në Turqi jo vetëm me vajzën e saj, por edhe me një mashkull të paidentifikuar. Fillimisht u dyshua se këngëtarja është përkrah ish të shoqit. Mirëpo, shumë shpejt kjo ide u hodh poshtë dhe u tha se është në shoqërinë e një mashkulli tjetër.
Nora, e lodhur nga fjalët që po qarkullojnë, ka zgjedhur të tregojë në mënyrë finoke se është e shoqëruar nga nëna e saj, Suzana. Ajo ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram” me shumë fotografi dhe në fund pikaset pikërisht e ëma. Kështu, të gjithë e kuptuan se fotografitë e Norës me Renee-n i realizon Suzana.
https://www.instagram.com/p/B2CUC9-JMvD/