Aktualitet

Norma e interesit 0.5%, Meta përshëndet vendimin e BSH





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:51 - 25/03/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta përshendet vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%.


Presidenti Meta thekson se ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtesuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria.



Vendimi u bë i ditur nga Guvernatori i Bankës Gent Sejko i cili tha se është ulur gjithashtu edhe norma baza e interesit për kredinë 1 ditore nga 1.9% në 0.9 %.


Në vijim të fjalës së tij, Sejko evidentoi se BSH ka rritur kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e ekonomisë me monedhë dhe kartëmonedhë si dhe për të garantuar funksionimin normal të sistemit të pagesave elektronike.

Po ashtu, Guvernatori evidentoi se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi më tej që të lehtësojë procedurat e shtyrjes me një 3 muaj të pagesës së kësteve të kredisë për bizneset dhe familjet e prekura nga kriza duke i ofruar sektorit bankar hapësirat e nevojshme rregullatore për ta bërë këtë.

Këto masa, sipas Sejkos, “brenda fushës sonë të kompetencës, mundësojnë dhe plotësojnë paketën fiskale të shpallur nga qeveria shqiptare, e cila synon të zhvendosë një pjesë të faturës financiare të përballimit të krizës nga sektori privat në sektorin publik”.


Etiketa: , , ,

Pas