Një mistike, e njohur pasi ka parashikuar ’11 Shtatorin’, ‘Brexit’, ISIS apo edhe cunamin e vitit 2004, ka bërë një parashikim të frikshëm për Rusinë.
Parashikuesja Baba Vanga, e famshme në mbarë botën tashmë, ishte me origjinë nga Bullgaria.
Ajo njihet edhe si “Nostradami i Ballkanit”.
Pavarësisht se ka vdekur në vitin 1996, kur ishte 85 vjeç, ajo ka lënë disa parashikime të frikshme.
Mësohet se ajo ka parashikuar se Vladimir Putin dhe Rusia do të dominojnë botën.
Në vitin 1979, gjatë një takimi me shkrimtarin Valentin Sidorov, ajo tha: “Të gjitha do të shkrihen, sikur akulli, por vetëm një do mbetet i paprekur: Lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë”.
“Shumë po e viktimizojnë, por askush nuk do e ndalë Rusinë”.
“Gjithçka do spostohet nga rruga e saj dhe ajo do bëhet zonja e botës”.