fbpx

ShowBizz

Notarja e njohur: Seksi është shumë thelbësor






               Publikuar në : 16:51 - 15/09/19 |
mapo.al

Notarja e njohur Federica Pellegrini ka folur së fundmi për jetën e saj private. Në një intervistë për revistën italiane “Messaggero”, Pellegrini u shpreh se e konsideron veten “të frikshme” jo vetëm në profesion, por edhe në dashuri.


“Çfarë është për mua dashuria? Ndjenjë që të bën të zgjedhësh njerëz të ndryshëm, në varësi të momentit që ti je duke kaluar. Dashuria mendoj se rritet brenda gjithsecilit prej nesh”-tha ikona e garave të pishinës.



Pellegrini nuk la pa përmendur rëndësinë e seksit për të. “Edhe seksi është i rëndësishëm, do thoja thelbësor në sport. 2-3 vitet e fundit kam arritur të kem falë marrëdhënieve seksuale një fizik në të cilin ndihem 100% në formë.”

Federica poston shpesh në rrjete sociale foto provokuese, të cilat të lënë të kuptosh se ndihet vërtetë komode me fizikun e saj.

 


Etiketa:

Pas