Politika

Notre Dame në flakë, Meta:Trishtim, uroj sa më pak dëme






               Publikuar në : 21:17 - 15/04/19 |
mapo.al

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas zjarrit apokaliptik që ka përpirë katedralen e famshme të Parisit “Notre Dame”, duke shkatërruar majën e saj.


Ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me flakët dhe gjithë bota po mban frymën duke shpresuar të mbetet diçka nga ndërtesa kulturore më e vizituar në botë, rreth 850 vjeçare, kreu i shtetit shqiptar shpreh trishtimin e tij.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, -shkruan Presidenti Meta në Facebook.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas