Lideri rus i opozitës Alexei Navalny futi në kurth një agjent të inteligjencës ruse për të zbuluar detaje për sulmin ndaj tij, raporton grupi hetimor Bellingcat.
Agjenti, Konstantin Kudryavtsev, i rrëfeu liderit opozitar se agjenti nervor Novichok i ishte vendosur në një palë të brendshme.
Navalny, postoi një regjistrim të bisedës së gjatë në kanalin e tij në YouTube.
Për të nxjerrë më shumë detaje të përpjekjes për vrasje ndaj tij, Bellingcat thotë se thirrja nga agjenti vinte nga një telefon fiks i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi (FSB).
Në bisedë, Navalny paraqitet si një zyrtar i lartë duke kërkuar detaje për një raport mbi operacionin e helmimit.
Kudryavtsev i tha atij, përgjigja e shpejtë e pilotit të linjës ajrore dhe ekipit të urgjencës mjekësore në Omsk, ku Navalny u kurua për herë të parë mund të kenë qenë ata që i shpëtuan jetën Navalnyt. Po ashtu, ai shtoi se ishte dërguar në Omsk për të mbledhur rrobat e Navalnyt dhe për të hequr të gjitha gjurmët e Novichok prej tyre.
Në lidhje me këtë regjistrim nuk ka pasur ende asnjë koment nga autoritetet ruse. Javën e kaluar Presidenti Vladimir Putin i tha një audience të madhe televizive se hetimi i Bellingcat i kryer me partnerë të tjerë mediatikë perëndimorë, ishte thjesht një “hile” e shpikur nga inteligjenca amerikane.
Navalny ka miliona ndjekës në mediat sociale, dhe denoncon vazhdimisht partinë e Putinit si thellësisht të korruptuar. Ai thotë se Putin ka një sistem patronazhi “feudal” që “thith gjakun nga Rusia”.
Navalny u helmua në muajin gusht, me atë që qeveria gjermane e përcaktoi si agjent nervor Novichok. Ai qëndroi në koma për disa javë, ndërsa vijon rikuperimin në një spital të Berlinit.