Aktualitet

Nudo me krahë engjëlli, Jennifer Lopez zbulon mesazhin e klipit të ri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:10 - 14/01/21 |
mapo.al

Jennifer Lopez ka publikuar së fundmi videoklipin e këngës së saj “In the morning”. Ashtu siç ishte shfaqur edhe në trailerin e shkurtër të saj, këngëtarja shihet në video e zhveshur totalisht ndërkohë që mban vetëm një palë krahë engjëlli. Artistja me famë botërore duket në formë të shkëlqyer dhe me forma trupore për t’u pasur zili.




Në videoklipin e këngës së saj, Jennifer shfaqet edhe si një krijesë tjetër mitike, si një sirenë plot shkëlqim. Këngëtarja ka shpjeguar se në fakt pas këtij videoklipi fshihet një mesazh i fortë, pasi ka shumë simbolika brenda tij.





“Dhe unë të desha ty më shumë seç doja veten… Jam shumë e lumtur që mund të shihni videoklipin zyrtar të këngës ‘In the morning’. Ka shumë simbolika për një lidhje të errët dhe të njëanshme dhe kuptimin se nuk mund të ndryshosh askënd tjetër…. mund të ndryshosh vetëm veten tënde. Rrit krahët e tu dhe largohu nga çdokush apo çdo gjë që nuk vlerëson gjithçka që ti ke për të ofruar”, ka shpjeguar këngëtarja, pasi ka publikuar një pjesë të klipit në Instagram.


 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Jennifer ka treguar edhe se çfarë kuptimi kanë gjithë veshjet dhe lëvizjet e saj në videon e këngës.

“Kjo vajzë, bie brenda në dashuri dhe fundoset në ujë, kështu avash avash zhvillon një bisht sirene. Dhe pak nga pak ajo fillon të rrisë krahët e saj, për të qenë e aftë për t’u larguar nga ajo lidhje”, është shprehur artistja.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas