Aktualitet

Nuk deklaroi paratë në kufi – Policia sekuestron mbi 25 mijë € në Kakavijë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:44 - 10/10/20 |
mapo.al

Policia Kufitare në Kakavijë, ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 25,500 € të padeklaruara. Lidhur me paratë, është proceduar në gjendje të lirë 43-vjeçarja S.R., e cila ishte poseduesja e shumës monetare.



43-vjeçarja ishte në automjet me bashkëshortin, në momentin kur në vijën e dytë të kontrollit, në dalje të Shqipërisë, u kap nga policia me paratë e fshehura në çantë.


Më herët, Policia Kufitare Kakavijë, goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollavae në kufi, duke sekuestruar 30 800 euro dhe proceduar penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi./Mapo.al/




1





Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas