Aktualitet

Nuk deklaroi shkarkimin nga detyra si i paaftë, Gjykata e Posaçme nis gjyqin për Luan Dacin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:18 - 25/09/20 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme vendosi sot kalimin për gjykim të çështjes gjyqtarit të KPA, Luan Daci, i cili akuzohet nga SPAK për falsifikim të dokumentave pasi në vitin 1997 ai është shkarkuar për paaftësi në punë nga KLD e kohës.


Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi. Avokati, Jordan Daci, e cilësoi vendimin të papritur dhe në kundërshtim me ligjin.


“Veprimet janë shkelur dhe janë zëvendësuar rast pas rasti me norma ad-hoc sipas qejfit. Gjykata e kaloi për gjykim pa asnjë argument. Është vendim i paankimueshëm. Nuk ka prova të reja, fakti është shumë i thjeshtë. Një dokument që ne shkruajmë përbën apo jo dokument dhe nëse ka apo jo përmbajtje të falsifikuar. Pastaj aty ka letra pafund që nuk i duhen askujt. Akuzohet për falsifikim dokumentash”, tha ai.


Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme pretendon se gjyqtari Daci nuk e ka deklaruar largimin nga detyra gjatë marrjes në pyetje në Komisionin Parlamentar Ad Hoc, në vitin 2017.


Në korrik të këtij viti Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, deri në momentin kur do të ketë një vendim gjyqësor ndaj tij.


Gjithashtu, KPA-ja i kërkoi SPAK-ut dhe Gjykatave të vijojnë me një proces të shpejtë dhe në përputhje me parashikimet e ligjit.


Etiketa: , , ,

Pas