Nga Gjergj Marku
-Duke medituar pas një ngjarje të rëndë në qytetin tim –
Keto rradhe nuk dua te lexohen si predikim i dikujt qe na qenka “burre per shpi” nga te perkryerit. Jo, nuk jam! Kam plot gjera, qe nuk i bej si duhet prej vitesh e vitesh, dhe sidomos nuk jam i dhene ne punet e shtepise.
Ama kam kuptuar dicka nga ajo cfare me ka mesuar jeta dhe fakti tjeter qe edukimi im shkollor ka pas te beje me lenden e psikologjise apo pedagogjise, dhe natyrisht profesioni i gazetarit, te me kete “shtegtuar” sa andej-kendej dynjase, per tu njoh me fenomene, njerez te rregullt e te crregullt, burra shpie dhe shkaterrues shtepie; me persona plot edukate e kulture ashtu si dhe kriminele te pashpirte; me rob te dlirte ashtu si dhe rob te vesit ekstrem!
Nder te tjera, kjo gjeresi njohjeje, me ka fut “tutën” per disa gjera ku duhet me u ruajt fort. Sepse ne burrat kemi dicka te keqe qe femrat dhe grate nuk e kane. Ne rrijme gjate, po shume gjate ama, jashte dhe larg dyerve te shtepise. Kemi qejf klubin apo bastoret!…Kur futemi ne klube dhe shtojme dozen e rakise apo pijeve te tjera te shtrenjta, te ndezur ne muhabete “burrnie”, harrojme se pas deres se lokalit na prêt nje dere tjeter shume me e rendesishme, ajo qe na mban ne jete si familje, deren e shpise!
Nga sa me ka rene te njoh ne jeten time te gjate gazetareske kryq e terthor kesaj dynjaje te madhe, dicka e kam kuptuar fort mire, nese ka gje qe si burre nuk duhet te kem gje ne dore, jane leket e shpise! Sepse vija re krejt te kunderten tek ime shoqe, doren e kursyer dhe nje kujdes te jashtezakonshem per te mbajtur rregullin ne shtepi.
Mbase, dikush thote, eshte pune tipi, qendron dhe kjo. Por “tipi” nuk besoj se e perjashton rregullin; grate jane shume me nikoqire se burrat per hallet e shtepise dhe ia dalin te mbajne gjithcka nen kontroll, edhe kur familja ka burime te ardhurash te majme, edhe mesatare, edhe te zakonshme, edhe me fare pak, pese kacidhe!…
Ndaj gjeja me e mire qe mund te kem bere ne jete, eshte fakti se kurre nuk kam mbajt llogarite e bisnesit te vogel privat vite me pare dhe as te marr rroge ne bankomat (nuk di madje as kodin), e as te kem mbajt financat e shtepise sepse e njoh “doren time te leshuar”.
Natyrisht, per gruan eshte nje barre me shume, krahas qindra puneve te tjera qe ka ne nje familje. Por do te ishte kthyer ne nje barre akoma me e madhe dhe shkaterruese, nese leket e fituara me mund e djerse, te perfundonin nga vesi i keq i burrit ne bastore apo kazino!..
Burra, kam te drejte veç ne kete pike, t’u them me shume shpirt, ndiqni pak a shume kete shembull!…
*Reagim i gazetarit nga Rrësheni pas ngjarjes, ku një grua ekzekutoi bashkëshortin