Të mirëmbash furçat e make-upit duhet të jetë një zakon në rutinën tuaj të bukurisë.
Por ndonjeherë është një punë e mërzitshme që shpesh harrojmë – ose shmangim.
Për ato femra që janë vazhdimisht të zëna, ja një zgjidhje e habitshme por efikase.
-Vendosini të gjitha furçat që keni në një këllëf jastëku, futini në lavatriçe bashkë me rrobat e tjera ose peshqire, hapi i fundit ju ngelet veç të gradoni lavatriçen dhe te prisni rezultatin.
Një këshillë tjetër për ti mbajtur të pastërta, spërkatini me vajin e pemës të tretur në ujë; ose mund t’i pastroni me një leckë të lyer me vaj ulliri, më pas t’i zhysni në uthull e së fundmi t’i lani me shampoo e ujë të ngrohtë./P.V./Mapo.al/