Tashmë falë shkencës e dimë që edhe vagina ashtu si pjesët e tjera të trupik ka nevojë të ushtrohet për të qendruar në formë. Një nga format e ushtrimit të muskujve të vaginës janë edhe ushtrimet e Kegelit. Emri i tyre vjen nga gjenekologu që i ka ideuar fillimisht. Këto ushtrime janë thjesht kontraktime të vullnetshme të muskujve të vaginës që shërbejnë për të forcuar këtë të fundit.
Normalisht ushtrimet e Kegelit forcojnë vaginën, i bëjnë muskujt më elastikë si dhe e ngushtojnë këtë të fundit duke ju bërë të ndjeni më shumë kënaqësi gjatë aktit seksual. Në fakt ushtrimet e Kegelit ndihmojnë edhe meshkujt me pre ekujalimin.
Para se të filloni ushtrimet e Kegelit duhet të konsultoheni me një mjek, qoftë gjenekolog për gratë apo androlog për burrat.
Në fakt edhe pse mund të duket e komplikuar ushtrimet e Kegelit janë diçka shumë e thjeshtë. Ju mund ti lëvizni muskujt e vaginës suaj në mënyrë të vullnetshme, është njëlloj sikur urinoni, për të urinuar ju përdorni muskujt në mënyrë të vullnetshme.
Para se ti ushtroni duhet të dalloni muskujt vaginalë të cilët duhet të ushtroni me ushtrimet e Kegelit. Pasi ti kemi evidentuar mjafton ti ushtrojmë kudo që të jemi për 10 deri në 15 sekonda. Nuk do ta kuptojë askush. Pak a shumë është si lëvizja që bëjmë kur duam të mbajmë urinën.
pasha perenin boll mir e kann gjet
se ka pas qen nji kohe ne viten 80-90 ,
qe femnat e shkreta i gjeti belaja me ate qepjen .
te qellonte qe nji gocen e klases t’ja shqepje
dy ose tre her .qe nga viti i pare deri ne Matur lol !
dhe nuk e boje qejfin tamom ,or ti .