Mapo Letrare

Nuk do të mbyllemi në arkën e heshtjes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:21 - 27/03/21 |
Domenico Pisana

Cikel poetik nga Domenico Pisana
Përktheu nga Italishtja Juljana Mehmeti





1- Simbolet nuk do t’i zbrazim
( Kushtuar Paolo Borsellino- s)


Nëse hije helmesh dhe rrezet e agimit
të mbuluar me mjegull përhapin zërat
e rënkimeve në kënetat e fjalëve
kthyer ne gurë që shpirtin vrasin.




Nuk do të përkulemi para tentakulave të natës
as nuk do të mbyllemi në arkën e heshtjes
marrëdhëniet zvarritëse janë zbutur
nga grumbuj pluhuri ende nën tapet.


Nëse koha e shëlbimit është një mal
për t’ u ngjitur me shkopinj hekuri të nxehur në perflakje
dhe drita në fund të tunelit vonon të mbrrijë
erës së rendë të faqeve ngjyrosur gjak.


Krahët e durimit do të shumfishohen
kënga e së vërtetës do të ngrihet në parajsë
do të përkulet magjishëm
në pasqyrën e të përjetshmes
për t’i dhënë fund qarkut të mjegullës.

Simbolet e esencave të shpresës nuk do të zbrazen
dhe as nuk do të mbyllim vdekjen në rituale qesharake
tek ne do të gjejnë dëshmitarin me fanar të ndezur.
për të thënë me një kryq, se tek e vërteta vdesim dhe përsëri ringjallemi.

2- Vetëm zemra

Koha do të na plasaritë duart tona të djersitura
mbështjellë me vargje brengash,
do të na thërrmojë fytyrat buzëqeshur diell
dhe shpresat e mbyllura në kutinë e ëndrrave,
do na turbullojë shikimin me peshën e viteve konsumuar në një udhëtim heshtjesh të mbytura,
do të plasaritë trupat tanë të lodhur dhe të rrënuar
mbi të cilët kanë rrëshqitur disa pika vesë.

Vetëm zemra do të mbetet e strehuar
e do t’i tregojë vetes
misterin gjithnjë në ndryshim të dashurisë
fiksuar në memorien e shënuar nga vitet.

Vetëm zemra do krijojë memorie gëzimesh dhe pasionesh,
psherëtimash dhe lotësh konsumuar në shpirt,
ekstazash të paimagjinueshme që janë bërë trupore,
emocionesh të vjedhura nga pavetëdija e adoleshencës,
e dhuratash të vendosura nën këmbët e të varfërve.

As vdekja nuk do ta ndalojë zemrën:
do të vazhdojë të rrëfehet në një gërshetim qiejsh
përballë të Përjetshmes.

3- Dhuromë timen ditë

Ditë e babëzitur, lundron në hije
në buzë të këtij shpirti në lutje
përshkuar nga era e Kaliopës:
një piano përplas tinguj të butë
në psherëtimën e heshtjeve.

Ti më flet me rrokje dhe tisi shqyhet
në dis’harmoninë e qiellit,
dhimbja e mbrëmjes bëhet jehonë në luginë
dhe dialogu i oleandrave
bashkohet me rrahjen e zemrës time.

Të imagjinoj : Buzëqeshjet e tua prej armiku të pakapshëm
që rrinë pezull mbi të vdekurit, premtime për ndryshim mbi të mbijetuarit pikojnë
me feksje lanternash, në këngët e rrjetit
rikthehet atdheu varrosur prej kohësh.

Dhe ngrihem në ëndrrën agimit
duke menduar qengjin çuar në thertore,
mali më pret për udhëtimin e shpresës
dëgjo vajtimin tim prej deleje, zbrazur
gardhit të frikës dhe onipotencës.

Nga distancat, hapjet dhe mbylljet
kokrra gruri do të lindin
në puhizat e qershorit.

4- Dhjetor

Në këtë qiell dhjetori që vëzhgoj nga xhamat
në përparimin e saj të rritjes së reve, kërkoj kuptimin
e cicërimave të zogjve të vegjël që bien në kodër, në dritëhijen e dendur të zemrës sime psherëtij pëshpëritjen e ajrit,
gjethet shpërndahen nën vështrimin e lehtë të diellit.

Dhe tani më shqetëson përparimi e së keqes së indiferentizmit,
hapësira e mureve që rriten gjithnjë e më shumë,
lavdia që ndez zjarrin për të djegur marrëdhëniet,
ylli i dehur nga duartrokitjet që ngre skeptrin e së vërtetës
dhe poeti që thyen në gjoksin e tij imazhet e ëndërruara deri në ekstrem.

E atëherë ndihem i humbur në pyllin e dyshimeve,
mjegulla nuk pengon brymën që rrëshqet mbi luginë,
nata shfaqet midis vizioneve dhe rishikimeve të ditës së re
dhe hipi ne anijet e durimit në dete keqkuptimi,
në pritje të dikujt që më dhuron hijeshinë e gjuhës.

Duhet rezistencë ndaj sulmit të barbarëve, skifterëve të shtrirë në sallonet e mediave,
pallonjve prapa tastierave që koleksionojnë setenca;
unë thjesht ndihem si një plug që lëron tokën,
duhet dikush të mbjellë farën, të ujis me ujin e së vërtetës,
dikush që ruan rrjedhën,
të tjerët do të korrin frytet e së mirës në kohët në vazhdim.

Dhe shiu i dimrit do të vijë për të përmbytur brazdat e gënjeshtrave,
për të prekur kreshtat e njerëzve të pamëshirshëm,
për të zbutur tokën ende të etur nga nxehtësia e verës,
për të çelur romancën që ne mbartim brenda vetes
nëpërmjet sezonit të ftohtë në pritje të pranverës
dhe erës se sanës mes cicërimave të dallëndysheve.

5- Zëri juaj të jetë ai i Arachne-s
(Për gratë viktima të dhunës)

Sot, ditët, orët dhe koha numërojnë shumë,
zemra të mohuara jetës, coptuar nga urrejtja dhe marrëzia,
vrarë nga dashuria e sëmure, trasformuar në dhunë.
Ti grua, viktimë e Dionisit të radhës, je ti
Kasandra e re e dhunuar nga Ajaci;
dhe ti Egina e re e rrëmbyer nga Zeusi,
Lucrezia e re e dhunuar nga Taquinio,
e pafajshmja që paguan prepotencën e egërsirave,
vajza që në duart e dragoit bie.

Zogu i shenjtë i Afërditës është një delir
që ende torturon ndërgjegjen,
dhe ju, nimfa rënë në grackë të pavetëdijshme,
tërhequr në pyllin e mashtrimit,
mos ju dorëzoni dikujt; burrë, shok, dashnor, shoqërues
që realitetin fsheh në mimitizmin e përditshëm.

Zëri juaj le të jetë ai i Arachne-s, ulërimë
pasioni që nuk i nënshtrohet frikës;
kundërvihuni atyre që gjuhën duan t’ju presin
dhe si Filemona, shndërruar në heshtje,
përpiquni të endni fustanin e të vërtetave të fshehura,
që dikush t’ju vjedhë nga rreziku i vdekjes
nga hija e dorës vrastare.

As për urrejtje, as për hakmarrje
por për drejtësi të mbillni farën
e fjalës, që të vdekurit të mos mbesin të vdekur,
dhe që një mëshiruese e re
Procne, zemrën ti hapi shpresës.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas