Kryesore

Rudina Hajdari takon ambasadoren gjermane, kritikon PD e PS




               Publikuar në : 16:31 - 14/03/19 |
mapo.al

Deputetja e përjashtuar nga Partia Demokratike, Rudina Hajdari ka takuar sot ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Shütz, për të diskutuar rreth situatës të pazakontë politike ku ndodhet Shqipëria. Hajdari kritikon qëndrimet e dy partive më të mëdha në vend duke u shprehur se zgjidhje nuk është as vendimi i marrë nga PD për djegien e mandateve dhe as arroganca e qeverisë.


“Diskutuam për situatën e vështirë dhe shumë delikate në të cilën ndodhet vendi dhe institucionet Shqiptare aktualisht. Miqtë tanë Evropianë dhe Gjermanë janë tepër të shqetësuar për krizën politiko-institucionale në vend ashtu sikurse është i shqetësuar çdo qytetar Shqiptar. BE kërkon me të drejtë përgjegjshmëri të lartë dhe integritet nga politikanët Shqiptare, nga qeveria dhe opozita. Është e papranushme që politika në tërësi të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson aspak qytetarët Shqiptarë, aspiratat, qëllimet dhe vlerat e tyre. Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare. Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjve”, shprehet Hajdari.

Ajo kërkon reagimin e aktorëve politikë në mënyrë që të kalohet kriza të cilën po kalon vendi, duke ndikuar kështu pozitivisht për të ardhmen e Shqipërisë drejt BE-së.

“Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë. Situata mund të agravojë kur aktorët nuk vlerësojnë siç duhet rrethanat. Të gjithë aktorët kanë detyrimin që të reagojnë sa më parë për të orientuar një zgjidhje politike të gjithëpranueshme për krizën e paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, për një zgjidhje që siguron në radhë të parë interesin qytetar dhe kombëtar, pa ceduar demokracinë me qëllim që të ndikojmë pozitivisht të ardhmen e Shqipërisë dhe anëtarsimin e saj në BE”, shkruan Rudina Hajdari në rrjetet sociale.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas