Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Nuk duhet shkarkuar”/ Komisioni Hetimor dërgon në Kuvend raportin me 48 faqe për Metën

by mapo.al
20/07/2020
in Kryesore, Politika, Video
0

Presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohet nga detyra për shkelje të Kushtetutës, siç akuzoi fillimisht maxhoranca.

PS i ka shkuar kështu deri në fund tërheqjes së saj, siç e kishte njoftuar në raportin paraprak të miratuar në datën 17 korrik në Komisionin Hetimor. Sipas gjetjeve të këtij raporti me 48 faqe, nuk është konstatuar se kreu i shtetit ka bërë shkelje të rënda që të justifikojë shkarkimin e tij nga detyra.



Pas diskutimeve të shumta, me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar raporti përfundimtar. Kreu i Komisionit Ulsi Manja lexoi një pjesë të raportit, duke përfshirë dhe sugjerimet për Kuvendin, siç është një ligj organik për Presidentin.

”Shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës në formën e veprimeve ose mosveprimeve nuk konsiderohen të mjaftueshme për propozimin seancës plenare për shkarkimin e Presidentit.”, thuhet në raport.

VOTIMI

Pro: 6 vota

Ulsi Manja
Vasilika Hysi
Alket Hyseni
Klotilda Bushka
Bashkim Fino
Krenar Ryci

Kundër: Asnjë

Abstenim
: Asnjë

Adriatik Alimadhi – Nuk është prezent

Bashkim Fino: Pro, por duke hequr pjesët që ne i vëmë detyra Kuvendit se nuk ka nevoje te vihen ne ate raport e kemi ne te drejten t’i bejme kur te duash, s’jam per te bere relacione qe jane ne funksion te punes sonë të përditshme. Nese ju e thoni qe s’ka shkelje te rende, dakort jam por jo me sugjerimet e fundit se me duken shumë ofenduese dhe fyese te pakten per mua personalisht. Ne sot duhet ti paraqesim Kuvendit opsionin e shkarkimit apo jo, por jo me rezoluta me detyra për ne, nëse jemi kundër madje ti kërkojmë edhe falje se mbase e kemi stresuar, dhe nga stresi që i kemi bërë dhe shumë vendime të tij nuk kanë qenë të qarta dhe është kthyer në opozitë presidenciale. Ju kujtoj se cfarë ka thënë Presidenti, foli për grup kriminal që zhvilloi zgjedhjet, pra ne ishim grupi kriminal që bëmë zgjedhje, ndaj ne nuk mund te përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti, ju ftoj sinqerisht të reflektojmë para se çështje të vetohet.

Ulsi Manja: Ky komision hetimor nuk pati fatin e shumë komisioneve të tjera hetimore që janë ngritur për problematika e përplasje të caktuara institucionale e politike më parë. Është i pari komision që miraton një produkt përfundimtar që respekton ligjin për komisonet hetimore. Produkti që do votojmë sot ka jo vetëm konkluzionet e hetimet dhe provat, por ka dhe propozime konkrete për zgjidhjen e çështjes.

Po aq e vërtetë është fakti që masa e kësaj shkelje në fakt e tejkalon tagrin e kompetencat e këtij komisioni hetimor sa kohë s’kemi një praktike e standart të elaboruar të Gjykatës Kushtetuese se kush do konsiderohet shkelje e rëndë që do e çojë Kuvendin në procedurë votimi për shkarkimin. Ky komision ka shtruar rrugën për seancën plenare që kurrsesi nuk kushtëzohet nga gjetjet tona si komison hetimror, do japë jo vetëm një vlerësim mbi provat dhe vlerësim politik.

Për të gjitha këto arsye, se do kemi një seancë plenare të posacme, ku garantohet koha e debatit, do kemi mundësi të shtjellojmë në mënyrë më të detajuar qëndrimet tona, unë do e konsideroj të suksesshëm veprimtarinë e komisionit hetimor, por s’jemi ndjerë asnjëri prej nesh në pozitë komode referuar produktit që do votojme sot e referuar kontributit që kemi dhënë jam i bindur që ky raport prej 48 faqesh do jetë një dokument parlamentar i rëndësishëm që do i referohen jo parlamentarët që do vijnë në legjislacionet e mënvonshme por pse jo dhe studentët e drejtësisë.

Me votimin e raportit në Kuvend, mbyllet veprimtaria, prej 1 viti kalendarik, e Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Tags: bashkim finokomisioni hetimorshkarkimi i metesUlsi ManjaVideo

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Pandemia në Shqipëri/ Akademia publikon studimin: 6-7% e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet

Pandemia në Shqipëri/ Akademia publikon studimin: 6-7% e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In