Bota

“Nuk e di çfarë më pret”, portieri Casillas del nga spitali






               Publikuar në : 18:05 - 06/05/19 |
mapo.alm

Në orën 15:10 ditën e sotme Iker Casillas ka dalë nga spitali në të cilin u shtrua të mërkurën e kaluar për shkak të problemeve me zemrën. Portieri spanjoll pasi doli nga spitali, ai foli për mediat që e prisnin jashtë duke thënë se e ka të vështirë problemin dhe se nuk e di çfarë e pret në të ardhmen.


“Para disa ditësh pata një problem. Është e vështirë për mua që të flas, jam shumë mirënjohës sepse pata fat. Jam ndjerë shumë i dashur nga ata që janë shqetësuar për mua. Falenderoj mjekët e spitalit, stafin e Portos dhe të gjithë”, deklaroi Casillas.



Më tej portieri i Portos dhe ish-kapiteni i Realit dhe Spanjës, foli mbi gjendjen e tij aktuale: “Ndihem shumë më mirë. Do të pushoj disa javë ose disa muaj. Nuk e di se çfarë do të më rezervojë e ardhmja, e rëndësishme është që tani dola nga spitali”.


Etiketa: , , , ,

Pas