Pas ngjarjes së rëndë në Korçë ka reaguar nëna e 40 vjeçare, e cila i mori jetën foshnjës duke e futur në një valixhe dhe e mbajti për një muaj në banesë.
Ajo tregon se nuk kishte dijeni se vajza ishte shtatzënë.
“Vajza ishte mirë. Nuk e dija që ishte shtatzënë. Unë e shtrova në spital. Burri ishte në spital dhe erdhi. Tani nuk kam ngel më!”, tha e moshuara, duke refuzuar bisedën me gazetarët.
Sipas policisë, “në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë. Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.”