Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët disa muaj më parë u fejuan në një ceremoni private.
Së fundmi, Armina ka bërë një intervistë për “Revista Elite”, ku ka treguar se kur e njohu në fillim, nuk e dinte se kush ishte Shkëlzeni. Ajo ka treguar se si çdo çift, edhe ata kanë problemet e tyre dhe zënkat e shpeshta.
“Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka”, është shprehur Armina mbi mënyrën si e ka njohur Shkëlzenin.
Një pjesë nga intervista: Tanimë bashkjetoni me Shkëlzenin mund të na përshkruash pak stilin e arredimit të shtëpisë, kush gatuan, si janë ditët tuaja, mëngjeset fundjavat mbrëmjet, grindjet?
“Shtëpia jonë është e arreduar shumë thjeshtë, mendojmë që në një të ardhme kur të kemi fëmijë ndoshta do ta ndryshojmë strukturën e shtëpisë apo shtëpinë. Për momentin kemi katër putrorët tonë të dashur Findus, Sophie, Rexi dhe Lucy. Ditët tona nisin duke ngrënë mëngjes së bashku, më pas të dy dalim për punët përkatëse dhe takohemi në darkë për të ngrënë së bashku, për të parë një film dhë për të biseduar. Unë i adhuroj këto rutina dhe për mua janë pasuria e jetës. Fundjavave drekojmë me familjet tona dhe prindërit tanë së bashku, kryesisht të dielën mund të frekuentojmë edhe ndonjë Spa”.
Si është Shkëlzeni si një bashkjetues…?
Shkëlzeni si bashkëjetues është i thjeshtë, dmth i thjeshtë ndoshta sepse përshtatemi shumë në gjërat që dëshirojmë dhe në rutinat që kemi. Na pëlqen të ndjekim të njëjtët filma, të flemë në një orar, kemi të njëjtën shije jo vetëm në të ngrënë por edhe tek pijet. Na pëlqen të dalim më pak dhe të shijojmë darkat së bashku. Në përgjithësisht shkojmë mirë dhe e gjejmë gjuhën e përbashkët, këtë e tregojnë vitet që kemi së bashku, por sigurisht si çdo çift dhe ne kemi momente grindjeje. Do gënjeja nëse do të thoja “jo”. Kryesisht grindemi për gjëra të vogla, siç mund të jenë, vonesa për të shkuar diku apo diskutime të tilla. Asgjë me rëndësi fatmirësisht deri tani.