fbpx

Aktualitet

Nuk e dinte që ishte shtatzënë, gruaja lind në një tualet (FOTO)





               Publikuar në : 15:01 - 12/09/19 |
mapo.al

Një nënë e re është surprizuar nga ajo çfarë ka ndodhur. Gruaja nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj, por tashmë mban në duar foshnjën të cilën e lindi në një tualet, me ndihmën e kunatës. Doktorët i kishin thënë 37-vjeçares se ajo nuk mund të mbeste shtatzënë pasi vuante nga sindroma “polycystic ovarian”, e cila shkakton çrregullime menstruale. Ajo tha se kishte bërë teste shtatzënie, njërin jo më larg se tre javë më parë, dhe të gjithë kishin dalë negativë.


<
>
nena mamaja inkubatori foshnja

Foshnja u lind në tualet, e ndihmuar nga kunata e Collazos, Alexandra Santos. Ditën e lindjes Santos po e shoqëronte kunatën e saj për në spital sepse kishte dhimbje në stomak. Alexandra i tha Collazos që të shkonte të bënte një dush se ndoshta ndihej më mirë. Më pas ajo dëgjoi kunatën të bërtiste dhe vrapoi të shihte se çfarë po ndodhte. Ajo pa se Collazo ishte ulur ne tualet, e gjakosur, gati për të lindur.





Etiketa: ,

Pas