Aktualitet

Nuk e ka fajin nëna, por prokuroria








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:51 - 16/08/20 |
Nga Klodian Tomorri

Albarent është një kompani private që ofron shërbime të transportit rrugor. Pronari i kompanisë është Blendi Gonxhe, drejtori i përgjithshem i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.



Gjatë viteve të fundit kompania Alba Rent ka marrë drejtëpërdrejte mbi 2 milionë euro tendera nga institucionet publike qendrore apo lokale. Ndër kontraktuesit e saj rezultojnë Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësisë, Parlamenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe shumë agjenci të tjera publike.


Pra, përmes kompanisë së tij private, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor kanalizon paratë e buxhetit të shtetit në llogarite e tij bankare. Asnjëri nga tenderat nuk është hetuar. Askush nuk është kujtuar për konfliktin evident të interesit.




Por Albarent nuk është mekanizmi i vetëm përmes të cilës Gonxhe thith para nga buxheti i shtetit. ATD shpk është një tjetër kompani po në fushën e transportit. Gjatë 5 viteve të fundit ATD ka marrë mbi 6 milione euro tendera publike.



Në faqen zyrtare të kompanisë Albarent, ATD listohet si një nga partnerët më të ngushtë. Në media, janë publikuar dokumenta, që faktojnë se Albarent dhe ATD kanë asete në pronësi te perbashket. Kjo hedh dyshime te forta se te dy kompanite mund te kene te njejtin përfitues fundor, pra të njëjtin pronar.


Normalisht nuk ka asgjë të jashtëligjshme që dy kompani të jenë të lidhura me njëra tjetrën dhe të zhvillojnë operacione të përbashkëta biznesi. Por kur pronari i njërës prej tyre është funksionar i lartë publik, atëherë rreziku që kompania tjetër të shndërrohet në trampolinë korrupsioni është i lartë.

Gjatë viteve të fundit, kontraktuesit kryesor të kompanisë ATD kanë qenë Bashkia e Tiranës, AKSHI, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve. Por mbi të gjitha Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, gjatë kohës që drejtor i saj ishte vet zoti Gonxhja.

Pra drejtori i Agjencisë së Parqeve ka kontraktuar qindra milionë lekë nga paratë e buxhetit tek kompania partnere e kompanisë së tij. Këto janë të gjitha të dokumentuara.

Një ditë më parë në Kakavijë ndodhi një tragjedi brenda dramës. Një vogelush 10 vjeçar u përplas nga ambulanca dhe humbi jetën, pasi priste prej tre ditësh në mes të vapës për të kaluar matanë kufirit me familjen. Por teksa i gjithë opinioni publik mbeti i tronditur, Blendi Gonxhja në mënyre krejt çnjerëzore, nxitoi të gjente fajtorin. Ose më saktë të zhvishte qeverine nga përgjegjësia. Sipas tij fajtore ishte nëna e vogelushit.

I vetmi faj i asaj nëne fatkeqe është se lindi në vendin ku drejtojne soji i Gonxhes. Ndërsa fajtori i vërtetë është prokuroria. Ajo prokurori që nuk ngriti asnjë hetim të vetëm, teksa ministrat dhe drejtoret e korruptuar kanalizojnë paratë e buxhetit tek kontot e tyre private, në konflikt të pastër interesi.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas