Anëtari i katërt i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha përballet sot me procesin e vetingut përballë treshes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në fillim të seancës, kryetarja e trupës gjykuese Xhensila Pine kishte nje mesazh edhe për mediat.
“Në rast se shkelen rregullat do të kërkohet shoqërimi jashtë kësaj salle për të mos u lejuar më… merrni masa për të përdorur mjete elektronike pa zë…”, – tha ajo.
Krahas kryesueses, trupa gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.
Fatmir Hoxha është anëtari i 4 i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.
Zyrtarisht Gjykata Kushtetuese ka hyrë në kolaps pas vendimit të KPK për shkarkimin e anëtarës Altina Xhoxhaj.