Dy ditë më parë, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk çoi në burg asnjë zyrtar të kësaj qeverie, e cila sipas tij është më e korruptuara.
“Ai nuk çoi asnjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë punën e Llallës,” – tha ai
Por Partia Demokratike nuk është e kënaqur as më punën e deritashme të Arta Markut të cilën e ka kundërshtuar me votë, që me miratimin e saj në Kuvend.
Nënkryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gent Strazimiri tha për ndër të tjera për mediat:
“Heshtja e prokurorisë për provat e manipulimit të arrestimit të paligjshëm të protestuesve kuksianë, faktojnë varësinë e saj politike nga Edi Rama.
24 orë pas publikimit të videos që provon manipulimin e provave nga prokuroria dhe Policia për arrestimin e paligjshëm të 23 protestuesve kuksianë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme po miraton në heshtje padrejtësinë dhe varësinë e saj politike nga Edi Rama.
Siç u pa në video, qytetarët janë arrestuar në 3 të mëngjesit dhe jo në orën 10.00 të paradites, siç thuhet në procesverbalin zyrtar të falsifikuar në bashkëpunim mes prokurorisë dhe policisë.
I vetmi justifikim ndaj falsifikimit të provave për ‘tavarishët’ që duan të kalojnë me sukses ‘edvingun’, mbetet që të kenë vepruar ‘në mirëbesim’ me orën e Moskës, por ky nuk është shfajësim ligjor! Kjo provon qartazi dhe në mënyrë të pakontestuar se Prokuroria manipuloi nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe për interesat e tij…”, – tha ai.
Eshte mire te mesoni nocionin arrestim dhe shoqerim ne polici