ShowBizz

Nuk e përballoi dot izolimin nga pandemia/ Producenti milioner hidhet nga kati i 27-të





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 23/06/20 |
mapo.al

Producenti i famshëm i filmave, Steve Bing i ka dhënë fund jetës në moshën 55-vjeçare. Ai u hodh nga kati i 27-të i pallatit ku ndodhej apartamenti i tij luksoz.


Sipas burimeve për TMZ, arsyeja e vetëvrasjes së tij ishte depresioni i shkaktuar nga karantina. Bing nuk e përballoi dot mungesën e kontaktit me njerëz, duke marrë vendimin tragjik.


Në moshën 18-vjeçare, ai trashëgoi një pasuri prej 600 milionë dollarësh nga gjyshi i tij.



Steve krijoi një pasuri të madhe, duke u kthyer në një producent të suksesshëm. Ai ishte gjithashtu një bamirës i madh, njëkohësisht edhe mik i ngushtë me Bill Klinton-in.

Producenti ishte babai i dy fëmijëve, djalit Damian – i ardhur në jetë nga marrëdhënia e tij me aktoren Liz Hurley dhe vajzës Keira , nëna  e së cilës është tenistja Lisa Bonder.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas