Gjatë muajit dhjetor të 2018-ës, këngëtari i njohur Stine, bëri të ditur për publikun se ai dhe partnerja e tij i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Këtë lajm Stine e bëri publik nëpërmjet një postimi në Instagram, duke treguar se ndarja erdhi për shkak se gjërat nuk shkuan si duhet.
Së fundmi, Graciela ka qenë e ftuar në emisionin “Why not” të Roza Latit, prej nga ku është shprehur se e mirëkuptoi vendimin e Stines për ta bërë publik lajmin e ndarjes së tyre në Instagram.
Në mbyllje të emisionit, Graciela interpretoi këngën e Elvana Gjatës “Gjërat kanë ndryshuar”, ku është përlotur teksa këndonte pjesën: “Ishte histori e bukur shumë, se shpëtuam dot as ti, as unë”.