fbpx

Humor

“Nuk e them për p**dhë” Tërmet Peçi bëhet sërish viral (VIDEO)





               Publikuar në : 19:01 - 20/08/19 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, në një intervistë televizive ka treguar të gjitha sukeset e tij gjatë viteve që drejton këtë qytet. Peçi shprehet se punimet në Tepelenë janë në cilësinë dhe saktësinë e duhur, dhe më pas thotë se “këtë nuk e them për p*rdhë”, por e ha fjalinë në mes duke thënë vetëm “por”.


“Përveç investimit të kalasë ne shumë shpjet do të fillojmë dhe do të mbarojmë në një kohë rekord, dhe ky është një sukses i bashkisë së Tepelenës. Se nuk bëjmë vetëm punime rekord, por dhe i kemi në cilësinë, lartësinë dhe saktësinë e duhur. Këtë nuk e them as për por…. është një fakt konkret”, shprehet ai.



Intervista e kreut të Bashkisë së Tepelenës është zhvilluar mbi kalanë e këtij qyteti dhe është transmetuar në televizionin e Gjirokastrës.


Pasi tha se nuk do të mburret me investimet, ai ka vijuar duke thënë se nuk do të “pushojë së reshturi” për të kërkuar investime.

“Në lidhje me investimet, do e mbyllja se unë s’do pushoj kurrë së reshturi, pa aplikuar tek kryeministri e tek të gjitha instancat përkatëse. Kam kënaqësinë.”-thotë Peçi.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas