Bota

Nuk është aksident, është revoltë!






               Publikuar në : 18:59 - 10/12/18 |
mapo.al

Rritja e çmimit të karburanteve po pritet me protesta në shumë vende të botës. Pas Francës ku protesta e “jelekëverdhëve” u përshkallëzua në dhunë duke bërë që qeveria të hidhte një hap pas e të hiqte dorë nga rritja e taksës mbi karburantet, protesta gjatë fundjavës ka pasur edhe në Belgjikë e Holandë.


Një mënyrë origjinale për të protestuar rritjen e çmimit të karburanteve ka gjetur edhe një fermer në provincën e Sakrayas në Turqi.



Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, Ibrahim Kurt është shtrirë nën gomën e traktorit të tij për të treguar se fermerët po shtypen nga çmimi i lartë i karburanteve. “Tashmë nuk po fitojmë më asgjë nga të mbjellat. Na janë rritur tepër shpenzimet”, tha Kurt bashkangjitur fotos së shpërndarë në rrjetet sociale. Fotoja e fermerit turk është shpërndarë gjerësisht online. /tvklan.al/

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas