Kohët e fundit e kemi parë të shoqërohet vetëm me Marina Vjollcën, por me sa duket ajo nuk është femra e vetme në jetën e tij. Getoar Selimi ka një tjetër femër që i thotë “të dua” dhe që e bën të ndihet mirë, e ndoshta edhe më mirë se vetë Marina.
Patjetër që bëhet fjalë për të ëmën, e cila sot ka ditëlindjen dhe ai e ka uruar plotë dashuri përmes një statusi në Instagram.
Nuk pershkruhet me fjale ate se cfare kam per te thene dhe uruar ty! Nene e dashur te uroj ditelindjen, rrofsh edhe 100 vjet e lumtur, Shume Urime per Ty dhe Shume Faleminderit per te gjitha qe ke bere per mua! Te Dua Shume NENA IME! , -shkuan Geti.