Monday, May 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nuk është poshtë pemës, dhuratën për 2021 e kanë në dorë vetë qytetarët

by mapo.al
11/01/2021
in Kryesore
0

Viti që u mbyll ishte për shqiptarët skenë e tre të këqijave që luajtën fort me jetën dhe me fatin e tyre.

Tërmeti, pandemia ishin aktorë të rinj, teksa keqqeverisja qe tashmë një zakon në motin e saj të shtatë.

Kalimi në vitin e ri 2021, nuk do me thënë se automatikisht u lanë pas këto tre të këqia.

Ndryshe do kishim të bënim me mrekulli.

Pasojat e tërmetit dhe të pandemisë janë ende nëpër këmbë, dhe të rënda madje, pikërisht prej keqqeverisjes.

Ndërsa pak kanë në dorë njerezit, nuk bëjnë punë lutjet apo enderrimet, qendrimet metafizike apo mesdhetare tipike, një gjë ata mund ta ndryshojnë.

Ajo është qeverisja.

Dhe përmes kësaj, të ndikojnë më pas në reduktimin e të këqijave të tjera, e pse jo në përmirësim të jetës.

Keqqeverisja ka një datë konkrete, një afat të prekshëm. Mund të ndalet më 25 prill.

Të gjitha shenjat janë që kjo do ndodhë.

Nëse njerëzit zgjidhin problemin më të madh, rruga hapet edhe për të tjera dalje nga kriza.

Në këtë kuptim asgjë e re nuk vjen vetiu prej kapërxyellit të viteve e ndërrimit kalendarik të faqes.

Risia e vetme do të lindë nga vota.

Në disa analiza sipërfaqësore kryesisht, shpesh nuk përfillet sa duhet revolta masive në shoqëri. Madje, injorohet ndoshta me kast, mbase nga verbimi që sjell pushteti, padurimi që kanë njerezit për ta shpallur zhgënjimin e lodhjen.

Nuk ka dyshim se kjo gjendje do të sjellë më së paku ndëshkimin e rilindjes.

Kjo do të jetë dhurata që qytetarët do t’i bëjnë vetes së tyre.

Po gjithaq, do të jetë një kujtesë, një zile për çdo qeveri tjetër. Askush të mos nanurisë endrra që mund të mbajë pushtet, privilegje e karrige, me forcë, me kapje të zyrave, me trysni, shantazh e blerje.

Me rënien e regjimit aktual, që shtrihet në çdo hapësirë ekzekutive, vendore, legjislative, mediatike dhe në drejtësi, shqiptarët do të japin leksionin e duhur për politikën e do të vendosin një gur kilometrik në lënien pas të tranzicionit e futjen në kohën e zhvillimit normal.

Tags: 2021dhurataqytetarët

JU SUGJEROJME

Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
Kryesore

Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”

22/05/2022
Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
Aktualitet

Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj

22/05/2022
Çfarë përfaqëson lidershipi e tre partive kryesore në Shqipëri?
Analizë

Cikli i refleksioneve të Erl Kodrës/ Çfarë përfaqëson lidershipi e tre partive kryesore në Shqipëri?

22/05/2022
Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
Bota

Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?

22/05/2022
Next Post
“Më vratë djalin prej ngjyrës” – Policia ekzekuton të riun në Minneapolis

"Më vratë djalin prej ngjyrës" - Policia ekzekuton të riun në Minneapolis

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
  • Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
  • Ja produktet e bukurisë që përdor mbretëresha Elizabeth
  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 73-vjeçarja
  • Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In