Aktualitet

Nuk është terrorizëm – Katër viktima në një shpërthim të madh në Bristol të Britanisë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:09 - 03/12/20 |
mapo.al

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas shpërthimit të madh në një depozitë të trajtimit të ujërave të zeza. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 në ambientet e Wessex Water në Avonmouth në Bristol.



Tre nga viktimat ishin punëtorë të firmës dhe tjetri ishte kontraktor. Gjendja e personit të lënduar është jashtë rrezikut për jetën


Shpërthimi ndodhi në një depozitë që përmbante biosolide të trajtuara dhe nuk kishte lidhje me terrorizmin.




Një dëshmitar raportoi se dëgjoi një shpërthim shumë të fortë që tronditi ndërtesat, dhe një tjetër tha se ata panë rreth 10 ambulanca në vendngjarje.



Policia, e cila po heton rrethanat e shpërthimit tha se shpërthimi ndodhi në një depozitë kimike në një qendër të riciklimit të ujit.


“Shërbimi zjarrfikës drejtoi operacionin e shpëtimit, por fatkeqësisht, përkundër përpjekjeve të të gjithë atyre që ishin të përfshirë, kishte katër fatalitete.Ky është një incident tragjik dhe mendimet dhe keqardhja jonë shkon për ta”, shtoi ai, ndërsa konfirmoi se janë kontaktuar familjarët e tyre.

Kryeministri Boris Johnson tha në Twitter se ishte thellësisht i pikëlluar, kur mësoi se katër njerëz kishin humbur jetën në shpërthim.

“Zemrat tona shkojnë drejt viktimave dhe familjeve të tyre” tha ai, ndërsa falënderoi shërbimet e urgjencës që morën pjesë në operacion.

1


Etiketa: , , ,

Pas