fbpx

Aktualitet

Nuk fikën analogët, letra për AMA: Ndërhyni urgjent për këto TV





               Publikuar në : 12:35 - 04/10/19 |
mapo.al

1 tetori shënoi mbylljen e transmetime analoge në Tiranë e Durrës, duke kaluar ato në dixhitale. Ndërkohë vendimi i Autoritetit të Mediave Audivizive duket se nuk ka gjetur zbatim nga të gjithë.


Mediat që e kanë respektuar ligjin dhe vedimin e AMA për fikjen e transmetimeve analoge, News24, OraNews, Ora HD, Vizion Plus, Report TV e Top-Channel, i kanë kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive të reagojnë urgjent ndaj mosrespektimit të ligjit nga disa televizione.



Përmes një letre që mban firmën e drejtuesve të televizioneve kërkohet ndërhyrja e këtij Autoritetit për të detyruar edhe mediat e tjera të respektojnë ligjin dhe vendimin për kalimin në transmetimin dixhital.


“Konstatohet me shqetësim, ashtu edhe si ju jeni në dijëni nga mbikëqyrja e OSHMA-ve në treg se operatorë të tjerë si Klan, Klan Plus, ABC News, Shijak TV etj nuk kanë respektuar këtë vendim dhe vazhdojnë të transmetojnë përvec në dixhitale edhe në sinjal analog në qarqet Tiranë dhe Durrës. Ky transmetim po bëhet në kundërshtim me vendimin tuaj, dhe për më tepër, ka krijuar pabarazi dhe deformim të konkurencës në treg”, thuhet në letrën dërguar AMA-s, duke sjellë në vëmendje se shkelje të tilla sanksionohen me ligjin për mediat audiovizive.

“Kërkojmë nga strukturat e AMA-s që të ndërmarrin masat e duhura operacionale dhe ligjore, për të detyruar këta operatorë të zbatojnë ligjin dhe të mos prishin ekuilibrat e tregut kaq sensibël si ai i mediave, duke mos u bërë palë me shkaktuesit e shkeljeve”, përfundon letra e operatorët televizive, që e kanë respektuar ligjin për fikjen e sinjal analog.


Etiketa: ,

Pas