Sunday, February 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Nuk hëngri bukë”/ Gjyshërit tregojnë bisedën e fundit me Evgjeni Baxhon

by mapo.al
13/09/2021
in Aktualitet, Kronika
0

Për ‘Shqipëria Live’ familjarët e Evgjeni Baxhos, 23-vjeçares që ka ndërruar jetë disa muaj më parë, e që në trup iu gjetën disa simbole të padeshifrueshme, por ende nuk është zbardhur dinamika e ngjarjes.

Babai i saj tha se ende sot e kësaj dite nuk kanë asnjë informacion se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa tha se Evgjeni ishte një vajzë që mësonte dhe ishte krenar për të.



“Duhet të dimë kë takojnë këta, çfarë të rinjsh marrin në qafë. I bëj thirrje opinionit, familjarëve, gjykatësve, prokurorëve të jenë të vëmendshëm, të bëjnë punët e veta dhe të zbardhet çdo ngjarje. Nuk kishim dyshime që Evgjeni po ndiqte sekte të tilla. Mosha ishte e madhe, kishte personalitetin e saj dhe mësonte shumë, isha krenar që më thoshin se ke një vajzë të zgjuar. Nuk mund të jem ekspert, por e vërteta duhet të zbulohet, nuk dimë se çfarë ka ndodhur akoma nuk e dimë. Të paktën të dimë se çfarë ka ndodhur”, tha babai i të ndjerës.

Ndërsa gjyshi i Evgjeni Baxhos, i cili e kishte rritur, pasi vajza prindërit i kishte të ndarë, tha se disa ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë vajza i kishte shkuar në shtëpi por nuk kishte ngrënë bukë.

Kjo i kishte bërë përshtypje gjyshërve, por e kishin kaluar. Ai tregon edhe telefonatën e fundit me të.

Vajza i kishte kërkuar një raport mjekësor dhe pasi gjyshi e kishte marrë, vajza i kishte thënë që të mos ia dërgonte sepse e kishte rregulluar punën me doktorin e lagjes ku banonte në Tiranë.

“Vajza nuk shahej. Unë e kam marrë 5 muajshe dhe e kam rritur vetë. Nuk e kuptoj se si ndodhi, asnjë përgjigje s’na kanë dhënë. Nuk dimë gjë fare se nga erdhi. Në familje dhe shoqëri ishte shumë korrekte. Kam shkuar 3-4 herë në Prokurori dhe nuk e dinë si ka ardhur. Në darkë fola me vajzën më tha: ‘jam mirë, më erdhi e zonja e shtëpisë më solli një pjatë supë’. Në mëngjes e mora në telefon dhe s’mu përgjigj. Pastaj e kishin gjetur nga ora 8 në banjë.

Në datën 1 maj e kisha vajzën e shtëpi s’më pëlqeu në të ngrënë, por natë për natë flisja në telefon dhe dy ditë para se të ndodhte kjo më tha a ka mundësi të më nxjerrësh një raport mjekësor. Ia nxora raportin por pastaj më tha mos ‘ma dërgo se ky doktori lagjes pranoi kërkesën time dhe më dha raport. Nuk më vendosi dorë, por më dha raportin e ik më tha se s’ke gjë’. Këtu kur takoheshim si zakonisht, fliste, na përqafonte, qeshnim”, tha gjyshi.

Ndërsa gjyshja e të ndjerës, mes lotësh, kërkon që të dijë se nga se vdiq mbesa e saj, për të cilën thotë se pavarësisht fizikut të dobët, ka qenë shumë e shëndetshme.

“Dua ta di si vdiq. Qe e dobët fizikisht por qe e shëndetshme”, thotë gjyshja.

Tags: Evgjeni Baxho

JU SUGJEROJME

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Zbulohen surprizat e qeverisë së re (EMRAT)

Grupi i PS, Rama porosi deputetëve: Mos u provokoni nga opozita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In