Këngëtarja Flaka Krelani ka folur së fundmi në emisionin #Gjesi rreth angazhimit të saj në muzikë. Flaka ka folur konkretisht për klikimet, duke treguar se nuk ka bërë kurrë kompromise për një numër të lartë të tyre.
“Edhe nëse veç 10 vetave ju pëlqej, jam e lumtur, sepse e di që ata 10 janë real. Unë tani në kredi nuk mund të hyj për të blerë klikime”-është shprehur këngëtarja, duke lënë të nënkuptohet se janë të shumtë artistët që praktikojnë blerjen e klikimeve.