Një stjuardesë e linjës ajrore American Airlines u uroi të gjithë pasagjerëve Krishtlindje të gëzuara me mirësjellje, përpara nisjes së fluturimit nga Nju Jorku për në Dallas.
Por një pasagjer kërceu: “Mos na uro Krishtlindjet. Nuk i festojmë të gjithë”.
Kaq mjaftoi dhe një tjetër stjuardesë iu afrua pasagjerit dhe i tha: “Gëzuar Krishtlindjet”.
Ai u zemërua me shumë dhe nisi të shajë dhe të fyejë.
Pas kësaj tirade, atë e nxorën me ceremoni jashtë avionit. Pasagjerët e tjerë duartrokitën.
Avioni u nis me 40 minuta vonesë.