Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Qafë Barakut në Has. Sipas njoftimit të policisë, një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga kamioni.
Pasi ka humbur kontrollin e mjetit, për shkak të mosfunksionimit të frenave, shtetasi me iniciale S.J., është hedhur nga dera e mjetit. Për shkak të përplasjes, ai ndërroi jetë.
Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.