Aktualitet

“Nuk i jap lekë”/ Ilda Bejleri reagon sërish: Zonjës i thanë “mund të përfitosh noj gjë”





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 20:21 - 13/02/20 |
mapo.al

Moderatorja sportive Ilda Bejleri ka reaguar sërish për ngjarejn ku është përfshirë së fundmi, pasi aksidentoi një të moshuar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, pasi policia bëri me dije se ka sekuestruar makinën e moderatores, Ilda hedh poshtë pretendimet e të aksidentuarës, Eriketa Gjuzi .


63-vjeçarja tha se pasi e përplasi, Ilda u largua menjëherë. Ndërkohë moderatorja shprehet se nuk është e vërtetë. Bejleri thekson po ashtu se ndoshta 63-vjeçarja e ka bërë për të marrë dëmshpërbilm, por moderatorja tregohet e prerë se nuk do ketë një gjë të tillë.



“Ndoshta mendojnë se do i jap disa lekë zonjës për të mbyllur gojën, por jo! Dje vajta vetë në polici, pashë videon, lashe makinën pa asnjë shenjë në të dhe u ktheva në shtepi, shumë e qetë me veten!”, shkruan moderatorja.


Reagimi i plotë
E di.. keni mllef per kedo sidomos per njerezit qe dalin ne ekran! A u shfryt o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq per zonjen qe si ndodhi asgje, thjeshte nje shembje sepse po nxitonte dhe u rrezua, po fundja edhe per kalimtaret ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojne vijat e bardha! Apo jeni te lumtur sa mire ju be kesaj qe u gjend rastesisht afer nje zonje qe endej mes makinave?!

Po kur makina ishte e ndaluar si valle zonja qenka perplasur!? Apo po kerkon demshperblim tani qe i thane “ mund te perfitosh noj gje”?! Shum shpejt do publikojme dokumentat e spitalit qe zonja s’ka pas asgje, pervec nje shembjeje ne kembe por pa kontakt me makinen, thjeshte nga nxitimi me kalu sikur jetojme ne Afganistan!! E rendesishme eshte qe zonja ka dal nga spitali dhe uroj ti vijne dhe mendte me ate rast e mos te degjoj njerezit qe po perfitojne prej saj per disa klikime me shume. Cdo gje qe ka thene ne ate telefonate ajo zonja eshte mashtrim. Dhe per kete ka deshmitar!

Shfryni gjithe mllefin o njerez por nese ju vjen kaq keq blijini nje shpi asaj zonjes qe eshte demtuar nga termeti, ashtu sic kam ndihmuar une te tjere. Stop lajmeve fake! Me gjithe respektin per moshen e zonjes ne fjale, por dhe mashtrimi eshte krim! Ndoshta mendojne se do i jap disa leke zonjes per te mbyllur gojen, por jo! Dje vajta vete ne polici, pashe videon, lashe makinen pa asnje shenje ne te dhe u ktheva ne shtepi njesoj po vete, shume e qete me veten!

E di, Shqipria ka shume halle po nje nga hallet me te medha eshte qe njerezit pa pune e qe skane jete merrem me jeten e tjerve. Lerjani policise te bej punen e vet, nese ka nje ceshtje! Ndersa per portalet Dritare.net dhe Tema do kujdesem vete qe te paguajne per cdo mashtrim qe kane thene!

LEXO EDHE: 

U shoqërua në polici, reagon Ilda Bejleri: S’mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë

Policia ngre dy akuza për Ilda Bejlerin, i sekuestrohet makina


Etiketa: , , ,

Pas