Shëndeti

‘Nuk i kam larë duart prej 10 vitesh’: Gazetari i njohur vlerësohet për deklaratën







               Publikuar në : 21:13 - 11/02/19 |
mapo.al

Një nga gazetarët më të njohur në Amerikë është rrëfyer live, duke thënë se nuk i ka larë duart për dhjetë vite. Prezantuesi i Fox News, Pete Hegseth, tha se ai nuk beson se mikrobet janë diçka reale.


Hegseth tha se mikroorganizmat infektivë nuk ekzistojnë pasi nuk shihen me sy të lirë. “Unë e vaksinoj veten”, tha gazetari i diplomuar në Harvard dhe Princeton.

Rrëfimi i tij erdhi pasi prezantuesit e tjerë kishin bërë humor më të sepse hëngri copat e mbetura të një pice.

“Zotimi im për vitin 2019 është që të them në media atë që mendoj edhe jashtë saj,” tha Hegseth.

Komentet e tij u pritën me mbështetje, por edhe me shqetësim në median sociale, raporton BBC.

Autoritetet shëndetësore thonë se larja e rregullt e duarve është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar sëmundjet pasi kështu largohen mikrobet. Sipas një studimi të fundit, një gram me feçe njerëzore përmban më shumë se 1 trilion mikrobe.

Presidenti Donald Trump, që del shpesh në Fox News, ka pranuar se është i fiksuar pas pastërtisë pasi ka fobi nga mikrobet.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas