Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) i ka kthyer një përgjigje të paprecedentë ish-kryeministrit Sali Berisha. Fjalori i përdorur nga IKMT-ja nuk i ngjan një institucioni shtetëror, punonjësit e të cilit paguhen me taksat e shqiptarëve, por një subjekti politik. Jo vetëm kaq, reagimi përmban fyerje personale për Berishën dhe për moshën e e tij.
Gjithçka ka marrë shkas nga një denoncim në facebook-un e Sali Berishës. Ashtu siç ai bën shpeshhere, duke publikuar mesazhet e qytetarëve. Në rastin konkret, Berisha (referuar qytetarit digjital) shkruante se inspektorëve të IKMT, u ka plasur tritoli aksidentalisht.
Reagimi i IKMT-së si më poshtë:
Z. Ish Kryeminister! Z. Ish President! Z. Ish kryetar i PD!
Po reagojme vetem ne respekt te moshes suaj, me trishtimin e thelle qe ka persona anonime ne kete vend qe guxojne dhe bejne shaka (nuk perdorim dot fjalen “tallen”) me njerez te moshuar si Ju. E dime qe nuk ju duhen sqarimet dhe te vertetat, sepse do u mjaftonte nje telefonate per te vertetuar genjeshtren e mesazhit qe ju ka ardhur, por po ju bejme me dije pak te dhena, sa per te mos u turperuar ne ndonje mesazh tjeter te ngjashem, qe do nxitoni ta publikoni:
1. Materiali plases nuk mbahet ne makina si cante dore
2. Asnje makine e IKMT nuk vepron pa urdher dhe naten
3. Materiali plases nuk plas vete
Keto nga ana teknike. Per gjithcka tjeter, nuk i lutemi Zotit t’ju fale se nuk dini se ç’beni, sepse ne fakt ju e dini mire se c’beni. Lutemi qe dalldia juaj te marre fund, sepse nuk ia urojme askujt katandisjen tuaj.