fbpx

Aktualitet

Vokshi: Nuk janë kriminelë gazetarët, por përdorimi politik i tragjedisë





               Publikuar në : 19:57 - 02/12/19 |
mapo.al

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama, ndaj mediave lidhur me raportimet e tërmetit të 26 nëntorit e më pas.


Në një postim në facebook, Vokshi shkruan se akuzat e Ramës ndaj gazetarëve janë për të fshehur keq menaxhimin e situatës së emergjencës pas tërmetit.



Në këtë histori sipas Vokshit kriminelët nuk janë gazetarët, por kriminale është që të përpiqesh të mashtrosh qytetarët për të fshehur gjurmët e mëdha të krimit.


Postimi i plotë:

Nuk ka gazetarë kriminelë! Ka Kryeministër që bën propagandë kriminale me fatkeqësinë

Për të mbuluar përgjegjësinë direkte për keq menaxhimin e emergjencës pas tërmetit, Edi Rama ka nisur të sulmojë gazetarët, të cilët përcjellin shqetësimet e vërteta të qytetarëve në zonat e prekura.

Nuk janë kriminelë gazetarët që raportuan njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë se Spitali i Durrësit po evakuohej.

Nuk janë kriminelë gazetarët pse një qytetar u lejua të zhvendoset nga spitali i Durrësit pas dhe, fatkeqësisht, humbi jetën rrugës për në Spitalin e Beratit.

Kriminale në këtë histori është përdorimi politik nga Edi Rama i tragjedisë, i tronditjes, i skamjes, i humbjes së besimit dhe sigurisë për jetën dhe banesën.

Kriminale është që të përpiqesh të shtysh edhe një ditë duke gënjyer, duke mashtruar qytetarët për të fshehur gjurmët e mëdha të krimit.

Në emër të Partisë Demokratike, inkurajoj gazetarët të mos intimidohen nga gjuha e dhunshme, e turpshme, e papranueshme e Edi Ramës.

Ngritja e zërit nga gazetarët, pro interesit publik, është arma e vetme për të zhbërë presionin kriminal të Edi Ramës.


Etiketa: , , , ,

Pas