Seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë ndaj mjekëve të arrestuar për shkelje të ligjit në tendera, e cila ishte regjistruar për tu zhvilluar sot është shtyrë.
Ndërkohë në krah të mjekëve të arrestuar ka dalë edhe Paolo Kaceri, kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Shkodër.
Ai shprehet se janë duke pritur lirimin e mjekëve, pasi ata janë arrestuar si kriminelë dhe kjo është e pafalshme, në kushtet kur ata nuk përbëjnë rrezikshmëri.
“Nuk janë kriminelë, por njerëz që i kanë shërbyer qytetarëve. Tenderat janë kryer nga ministria”, tha Kaceri ndërsa shtoi se këto arrestime janë të gabuara.
Më tej Kaceri shprehet, autoritetet duhet të merren me kriminelët në Shkodër dhe jo me mjekët. Ai tha se është e pafalshme arrestimi i mjekëve si të ishin kriminelë.
Seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë, pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme.