Nuk justifikoi 580 mijë USD: Prokuroria përgatit hetimet ndaj Lulos

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.  Në vendimin e dhënë këtë të premte, komisioni vlerësoi se Lulo nuk arsyeton burimin e pasurisë së tij. Menjëherë pas dhënies së këtij vendimi, avokati i Lulos e konsideroi atë të pa drejtë dhe tha se do ta apelojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kurse News24 raporton se prokuroria po bëhet gati për të hetuar

Gjithçka ishte e mirëmenduar si shfaqje “serioze”, kur vendimi i parë i Komisionit të Vettingut për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, u dhanë një sallë të “Pallatit të Kongreseve”.



Vetë i dyshuari për fshehjen e të ardhurave dhe mosjustifikimin e pasurisë Fatos Lulo, nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës Ardian Visha.

Deklaratat e para njohëse ishin me praninë e medias, ndërsa më pas i gjithë procesi ishte me dyer të mbyllura, ky si rregull i shkruar për “ruajtjen e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Për rastin Lulo, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), nuk kishte gjetur asnjë mangësi në integritetin profesional dhe atë moral, por dyshimi është pikërisht në pasurinë e tij. Bëhet fjalë për rreth 580 mijë dollarë pasuri të deklaruar nga gjyqtari Lulo pranë ILDKPI-së, por nga verifikimi i kryer nga anëtarët e komisionit të vettingut nuk i justifikon këto të ardhura.

“Zoti Lulo nuk justifikon pronësinë e apartamentit në rrugën e Durrësit, të cilën e ka depozituar me kontratë dhurimi, zyrën në rrugën Ismail Qemali, 100 mijë dollarë të cilat i ka deklaruar si të dhuruara, si dhe 480 mijë dollarë blerje apartamenti dhe nisje biznesi në Kanada”, -tha relatorja e çështjes.

Ndërsa për avokatin Visha, nuk bëhet fjalë për fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë, por vetëm për pamundësi marrje të dhënash nga Drejtoria e Tatimeve, pasi sipas tij kjo drejtori nuk i disponon.

Avokati ka ngritur pretendimin se edhe 100 mijë dollarët gjyqtarit ia ka dhuruar e motra e tij, ndërsa apartamentin dhe biznesin në Kanada me shumën prej 480 mijë dollarë, gjyqtari e kishte në plan, por nuk e realizoi.

“Nga puna si avokat dëshmohet se Fatos Lulo ka mjaftueshëm të dhëna për të justifikuar apartamentin ku jeton. Nga biznesi që disponon e motra, Drita Lulo, vetëm taksat e paguara në shtet janë më shumë se dhurimi që i ka bërë vëllait të saj Fatos Lulo. Gjyqtari ka prenotuar shtëpinë dhe biznesin në Kanada, dhe këto para ia mori të motrës, por nuk e realizoi këtë plan dhe paratë i ktheu mbrapsht. Të vetmet pasuri të shtuara të Fatos Lulos në këtë periudhë janë zyra dhe 100 mijë dollarë që ia ka dhuruar e motra”, deklaroi Visha.

Viktima të vetes…

Burime pranë Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit bëjnë të ditur se një numër i konsideruar gjyqtarësh dhe prokurorësh janë marrë në analizë, ku baza kryesore e verifikimeve ka qenë pikërisht deklaratat zyrtare të pasurisë së tyre, të cilët e kanë vetëdeklaruar ndër vite.

Një pjesë e mirë, kryesisht gjyqtarë të Kushtetues, Gjykatës së Lartë dhe të Apelit, nuk e justifikojnë pasurinë e vendosur që kanë deklaruar. Që nga periudha e emërimeve të tyre në sistemin e drejtësisë dhe në vijim, për aq kohë sa ushtrojnë detyrën, pasuritë e tyre kanë njohur vetëm rritje.

Disa pretendojnë se këtë pasuri e kanë vendosur edhe me ndihmën e bashkëshortëve, ose bashkëshorteve, apo edhe fëmijëve, të cilët punojnë si avokatë apo noterë.

Megjithatë, kur vjen çështja për ta justifikuar me burimin e të ardhurave, shumë prej tyre stepen, duke pretenduar se faji është i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që nuk i ka verifikuar të ardhurat nga profesioni që kryejnë familjarët.

Çuditë nuk kanë fund, pasi në vetëdeklarime ka edhe kapërcime të denja për “Librin Gines”. Mes tyre janë gjyqtarë që deklarojnë se shuma të mëdha me mbi 200 mijë euro i kanë dhuratë nga vëllai emigrant në Greqi apo vjehrri pensionist.

Të gjitha të dhënat e grumbulluara zyrtarisht nga ILDKPI dhe dokumente shtesë që vijnë si përgjigje nga Hipotekat, mbi pronat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë kaluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Gjithashtu pranë zyrave të tyre janë edhe ankesat e qytetarëve të cilët pretendojnë se gjyqtarë apo prokurorë të ndryshëm kanë ndikuar që çështjet e tyre, kryesisht ato të pronësisë, të tjetërsohen. Gjithsesi burime pranë KPK-së shprehen se pavarësisht numrit të lartë të denoncimeve, shumë qytetarë kërkojnë që të rishikohen vendimet gjyqësore, çka ligji nuk e parashikon për t’u trajtuar.

Ndërsa është i pakët numri i personave të cilët denoncojnë pasuri të patundshme të fshehura të gjyqtarëve dhe prokurorëve.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252