Kryesore

Nuk justifikon pasurinë, Donika Prela në KPA, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:49 - 03/09/20 |
mapo.al

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.





Prela ndodhet në KPA pasi Komisionieri Publik kërkoi shkarkimin e saj, me argumentin se: “Subjekti nuk justifikon një pjesë të kursimeve familjare“.


Sipas komisionerit Florian Ballhysa, bëhet fjalë për një apartament banimi në Durrës. Prela nuk provon burim të ligjshëm edhe të një llogarie bankare.




Kështu, Prela nuk justifikon dy pasuri. Bëhet fjalë për një shtëpi në Tiranë dhe një tjetër në Durrës. Një pjesë të kursimeve, një hua të marre tek djali i xhaxhait të bashkëshortit si dhe sigurimet shoqërore të mospaguara për disa muaj edhe pse punonte në një kompani ndërtimi.


Donika Prela u konfirmua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik.


1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas